Dje mungonin lajmet e kronikës ekonomike, edhe lajmet për turizmin nuk kishin kohë të merreshin as me ujërat e ndotur. Më duket se edhe kronika kishte shumë pak lajme; aq pak sa njeriu vihet në dyzim: Nuk kanë ndodhur aksidente, ose grabitje, ose vrasje?, apo ditët e tjera kur “ndodhin” aq shumë, në fakt sajohen prej kronikanëve?
Nga Frrok Çupi
Nuk po kuptohet asgjë. Dje do të zgjidhej presidenti i republikës, njerëzit e morën vesh që në mbrëmjen më parë, aq më tepër kronikanët, dhe u hallakatën rrotull godinës së Kuvendit ku do të zgjidhej. Kaq mjaftonte. Edhe po të ketë ndodhur ndonjë gjë, dmth., për lajm, nuk kishte shumë rëndësi...
Prej shumë kohe, madje muaj të tërë më parë, politika kishte nisur të ziente “për zgjedhjen e presidentit”. Që do të vinte një ditë, brenda muajit qershor 2012, për të zgjedhur presidentin e Republikës, kjo dihej që në kohën kur është krijuar Kushtetuta në fuqi, aty nga nëntori i vitit 1998. Por politika e piketoi si afat të përshtatshëm, ose si pretekst për të ndezur “motorët” e politikës. Që duheshin ndezur, duheshin ndezur, por më parë nuk kishte “pse”. Politika e opozitës kishte mbaruar shkaqet, ose “cause”, siç thonë njerëzit që përdorin gjuhë të huaj në vend të fjalorit shqip të politikës. Kishte mbaruar “shkaku” manipulim zgjedhjesh, kishte mbaruar kaseta me përgjime ndaj kryetarit të LSI, kishte mbaruar dhuna në një demonstratë që i kushtoi shumë vendit dhe stabilitetit,... ideja e hapjes së kutive, etj., etj.
Pritej vetëm zgjedhja e Presidentit. Opozita nuk kishte asgjë tjetër për të bërë. Te tuneli i Elbasanit po punonin të tjerë, me rrezikun e krizës financiare merreshin të tjerë, me punët e verës dhe të turizmit- dikush tjetër; me mbylljen e vitit shkollor, të tjerë. Edhe me kositjen e barit në parqe merren të tjerë.... Me të gjitha punët merren të tjerë. Opozita ka pritur ditën “e presidentit” për t’u dukur, për t’u shfaqur në luftë dhe për të gjetur rrugën e rrëzimit të pushtetit. Madje opozita nuk mori mundimin as të votonte në Kuvend, qoftë edhe kundër kandidatit, gjë që nuk ka ndodhur kurrë as mes kundërshtarëve. Nga dita kur nisën të thonë “kemi presidentin”, me atë rast nisen të ligjërojnë për “rrëzimin e Berishës”. Deri parmbrëmë vonë, madje edhe dje gjatë ditës, opozita u angazhua në idenë “erdhi koha të marrim pushtetin”. Kjo është puna, gjithsej kjo.
Po të mos bëhej presidenti dje, sot do të kishim shumë punë. Do të ndërpriteshin negociatat me Brukselin për rrugën drejt statusit “derisa të bëhen zgjedhjet e reja”; do të kishin punë reporterët e Perëndimit për të shkruar mbi rrezikimin e stabilitetit në vend a në rajon; do të niseshin makina politikanësh me zhurma të mëdha nëpër katunde e qytete të vogla për të kërkuar vota; do të betoheshin sidomos socialistët se “do të kthejmë të gjitha ligjet” e deritanishme... Me një fjalë do të kishte shumë punë sot.
Por dje në mbasdite u zgjodh presidenti i ri i Republikës.
Sot çfarë të bëjmë?... Në fakt kjo është pyetje e Opozitës politike, jo e të gjithëve. Sepse të gjithë të tjerët kanë marrë agjendat e tyre; dikush në pushime, dikush në një tregti të filluar më parë, dikush në përgatitjen për verë të nxehtë në fushat e mbjella. Politika tjetër, veç opozitës, ka shumë për të bërë, të paktën deri në fillim të gushtit. Deri në fillim të gushtit kur zyrat e Bashkimit Europian mbyllin dyert, deri atëherë ka plot punë të nisura. Por edhe vetë ata që prodhojnë lajme për “kronikën e zezë”, kanë plane ose fat të keq.
Nuk dihet çfarë do të bëjë pjesa e politikës që kishte menduar se “te presidenti” mbyllet bota dhe aty “fillon epoka tjetër”. Për këtë bëhet edhe pyetja se “ça do të bëjmë sot?”

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: