Të hash në zyrë? Ja rregullat, për t’u kënaqur
Transmetuar më 11.06.2012 23:59
Nëse mendoni se mund t’ia hidhni urisë ndërsa punoni, vetëm me një sanduiç apo picë, para kompjuterit të zyrës,  e keni gabim. Pasi ju nuk bëni gjë tjetër, veçse kequshqeheni në këtë rast. Përveç faktit që tryeza e punës është e mbushur me miliona bakterie të dëmshme.

Mikrobiologët nga Universiteti i Arizonës, kanë gjetur përshembull në tryezën e punës ku ju hani zakonisht, se ajo është 400 herë më e pistë edhe se vetë tualeti. Një rekord i vërtetë.Prandaj, nëse doni të hani ndërsa jeni duke punuar, ndiqni më mirë këto këshilla:

 

1. Kushtojini vëmendje asaj që hani

T’i mbash sytë vazhdimisht në ekranin e kompjuterit, ndërsa jeni duke ngrënë, ua huton trurin dhe keni gjasa për të ngrënë më shumë se sa është e nevojshme, duke ndihmuar që të shtoni  në peshë.

 

2. Silleni drekën nga shtëpia.

Ushqimet që përgatiten në lokale nuk janë kurrë aq të mira dhe të sigurta si ato që bëjmë vetë në shtëpi.  Përveç faktit se ato janë edhe më të lira, ato që ju mund të sillni nga shtëpia, janë me siguri me më shumë kalori. Ideale do të jetë që të keni kohë në mëngjes të përgatisni diçka për të ngrënë, për ta marrë në punë.

 

3. Shëtitje.

Mundohuni të lëvizni si të mundni, sepse kjo është mënyra më e mirë për të djegur kalori. Lëreni makinën tuaj mënjanë, aq sa është e mundur përpiquni që të lëvizni.

 

4. Hani në shoqëri.

Nëse vërtetë nuk mund të largoheni nga puna, përpiquni për të ngrënë së bashku me një koleg. Kjo do ju ndihmojë që të shijoni siç duhet atë që jeni duke ngrënë.

 

5. Kujdes bakteriet.

Tavolina e zyrës është plot me objekte në rrezik, për higjenën. Ruajeni ushqimin tuaj nga tastiera, mausi apo telefoni dhe gazetat. Nëse vendosni për të qëndruar në vendin tuaj të punës për të ngrënë, përdorni përherë një tabaka.

e.t/noa
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.