Pornostarja vidhet nga polici
Transmetuar më 05.06.2012 18:14
Milano, 5 qershor 2012, NOA- Një polic u vu në prangat e policisë së Milanos sepse kishte vjedhur pornostaren Maurizia Paradiso gjatë një kontrolli të saj në spital.

Gruaja kishte treguar se ishte afruar me policin 32 vjeçar e iniciale R.P, gjatë një vizite në spital.

Pasi bënë pak muhabet ajo më pas u afrua te sporteli por kur nxori çantën shpërtheu me akuza ndaj policit, duke e akuzuar se i kishte marrë 2 mijë euro si dhe disa çeqe me vlerë 1500 euro.

Siç informon noa.al, me të mbërritur policia, kolegu i tyre u gjet në vendin e rojës dhe në dollapin brenda tij u gjetën paratë e vjedhura si dhe disa sende të tjera të cilat dyshohen se janë gjithashtu të vjedhura.

Vula përfundimtare për këtë ngjarje u vu nga dëshmia e një infermiere e cila deklaroi se e kishte parë policin teksa largohej me diçka mes duarve.

a.y/noa.al
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.