Lopa misteriozisht e sulmuar në New Mexico
Transmetuar më 03.06.2012 00:02
New Mexico, 3 qershor 2012 NOA- Policia e San Ildefonso Pueblo po heton kufomën e gjymtuar të një lope gjetur në mbrëmjen e 13 majit 2012. Oficerët e qarkut të Santa Fe ishin të parët që iu përgjigjën një telefonate sipas asaj që deklaroi majori Ken Johnson.

"Plagët e lopës nuk vinin nga një sulm i kafshëve", tha Johnson.

Guvernatori Terry Aguilar i San Ildefonso Pueblo nuk ka pranuar të komentojë mbi hetimin ose plagët që u gjendën te kafsha.

E vetmja gjë që ka deklaruar është se trupi i pajetë u gjet në afërsi të kufirit të San Ildefonso Pueblo, por refuzoi të jap vendin e saktë.

Dyshohet që mund të jetë vepër e qenieve jashtëtokësore, pasi në tokë një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

k.a./noa.al
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.