Studimi, 37 për qind e femra dashurohen me shefat në punë
Transmetuar më 02.06.2012 23:23
Në një ambient pune nuk ndodh vetëm që të ndihesh nën presionin e ngacmimit nga shefi. Mund të ndodh edhe që femrat, e sidomos ato “single” të dashurohen pas shefit të tyre.

Sondazhi, i kryer në një kampion prej mbi 1500 femra përgënjeshtron mitin se shefi është për të gjithë, një person i urryer dhe që të shtie frikë. Rreth 37 për qind kanë pranuar se kishin rënë në dashuri me shefin, të paktën një herë në jetën e tyre. Nga këto, megjithatë, vetëm 7 për qind kanë transferuar këtë dashuri në “terma” konkretë.

Eliana Monti, drejtuesja e sondazhit është shprehur se: "Së pari, është gabim të mendojmë se ka diçka të papërshtatshme në një gjendje shpirtërore për më shumë, nuk ka absolutisht asgjë të keqe në dashuri mes kolegëve, edhe nëse ai është shefi juaj. Përveç kësaj, dashuria nuk ka moshë, le të mos shqetësohemi për hierarkinë”.

l.xh/noa.al
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.