Tronditet sërish futbolli italian, 19 të arrestuar për trukime ndeshjesh
Transmetuar më 28.05.2012 11:00
Romë, 28 maj 2012, NOA - Tronditet sërish futbolli italian. 19 persona janë arrestuar nga policia italiane si të përfshirë në një tjetër skandal të trukimit të ndeshjeve në kampionatin italian të futbollit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Janë futbollistë, ish-futbollistë, trajnerë dhe ish-trajnerë, mes të cilëve kapiteni i Lacios Stefano Mauri, mesfushori i Padovas Omar Milaneto, sulmuesi i Sampdorias Kristian Berani, portieri i Vinçencës Paolo Akerbis, ish-sulmuesi i Torinos Alesandro Pelikori, mbrojtësi i Modenas Marko Turati si dhe Mateo Griti, portier i Petropul Ploiesti.

Policia ka vënë në pranga edhe disa persona të tjerë, që janë pjesë e stafeve teknike të ekipeve të futbollit në Serie A.

Autoritetet kryen një kontroll edhe në shtëpinë e trajnerit aktual të Juventusit Antonio Konte, i cili dyshohet se është përfshirë në skandalin e trukimeve, në kohën që drejtonte ekipin e Sienas.

Po ashtu kontrolle u kryen edhe në qendrën sportive të kombëtares italiane dhe më konkretisht në dhomën e Domeniko Krisitos, i cili është i dyshuar bashkë me ish-shokun e skuadrës tek Xhenoa, Kaha Kalaxe.

Policia italiane ka të dhëna se Krisito ishte marrë vesh me ish-lojtarin e Lacios, Xhuzepe Skuli për paracaktimin e rezultateve.

mit/noa.al
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.