DioGuardi: Shqiptarët, protesta me kërkesa kombëtare në Maqedoni
Transmetuar më 11.05.2012 09:29


Londër, 11 maj 2012, NOA - Ish-kongresisti dhe kryetari i LQSHA-së (Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane), Joe DioGuardi ka apeluar që shqiptarët në protestat e paralajmëruara të tregojnë dinjitet dhe vlera demokracie, përmes shpalosjes së kërkesave të tyre kombëtare.

Ai këtë e ka theksuar në një bashkëbisedim me Radio Londra të komunitetit shqiptar në Britani, duke folur lidhur me tensionet e fundit në Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, por edhe zhvillimet politike në Kosovë. “Shqiptarët atje janë detyruar dhe po dalin e po shprehin revoltën e tyre, për shkak të anashkalimit të tyre nga faktori politik dhe pambrojtja e tyre. Partitë fare janë shkëputur nga populli dhe ato shikojnë vetëm mashtrimet se si të arrijnë rezultate për të qeverisur.

Partitë atje kanë retorikë boshe dhe shumë demagogji dhe mungon aktiviteti i tyre i drejtpërdrejt me popullin”, ka theksuar ish-kongresisti shqiptaro – amerikan DioGuardi, duke apeluar që është hera e fundit të bashkërendohen dhe të aktivizohen faktorët politik, kombëtar dhe fetar për të nisur një proces të ri politik dhe demokratik në Maqedoni, sa i përket problemeve dhe çështjeve të hapura të shqiptarëve.

DioGuardi ka bërë thirrje që protestat demokratike duhet të vijojnë dhe të ngrenë zërin me karakter kombëtar derisa në agjendë nuk do të jetë çështja e qartë shqiptare.

Ai ka theksuar se fajtor kujdestarë për tërë situatën e krijuar në Maqedoni është faktori politik shqiptarë, që është i përçarë dhe nuk ka asnjëlloj agjende që kushtëzon funksionimin dhe integrimin e brendshëm dhe të jashtëm të këtij vendi.

“Nuk janë mirë të menduara paraqitjet dhe lobimet që po bëjnë disa njerëz të pushtetit të koalicionit në Maqedoni. Si mund të kuptohet teza aktuale se sapo të hyjë Maqedonia në NATO dhe BE, atëherë do të zgjidhet çështja shqiptare. Por ky veprim duhet ti bëhet i qartë se nëse ndodhë kjo, atëherë çështja shqiptare do të jetë e mbyllur”, ka deklaruar ish-kongresisti shqiptaro – amerikan DioGuardi.

Ai ka nënvizuar se duhet ndryshime më rrënjësore kushtetuese në Maqedoni dhe se nuk mund të shkohet më me Marrëveshjen e Ohrit, pasi që sipas tij, asaj i ka skaduar validiteti.

noa.al/INA
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.

PER ED TIRONEN Postuar me 2012-05-12 05:45:10
JAM JASHTE MASE DAKORTE ME JU.
per ED TIRONEN Postuar me 2012-05-12 04:49:42
JAM JASHTE MASE DAKORTE PER SA KE THENE.
SHUME ME VEND.
ed tirona Postuar me 2012-05-11 05:33:22
Bravo kto jane shprehje te qarta dhe te konsoliduara per ceshtjen kombetare shqiptare.Kte figure mos do ishte me mire ta zgjidhnim dhe per president duke anashkaluar ato politikanet tane karagjoze.