Tetovë, 20 prill 2012, NOA - Presidenti i Republikës Bamir Topi është pritur në mënyrë madhështore në qytetin e Tetovës ku qindra qytetarë kishin dalë për ta takuar.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoni, kreu i shtetit shqiptar u takua të premten në Tetovë me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Gjatë takimit presidenti Topi deklaroi se shqiptarët anembanë trevave tona do të festojnë së bashku 100-vjetorin e Pavarësisë së kombit.
“Duhet të keni harmoni e bashkëpunim, në mënyrë që të integrohemi në BE të gjithë së bashku”, tha ai.
Gjatë të premtes, presidenti Topi u takua edhe me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.
Ai vlerësoi kontributin e Ahmetit për ruajtjen e ekuilibrave dhe stabilitetit në Maqedoni.
Kreu i shtetit shqiptar i bëri me dije Ali Ahmetit se duhet dialog dhe bashkëpunim që Maqedonia të projektohet sa më shpejt në NATO dhe BE.
Nga ana e tij kreu i BDI-së Ali Ahmeti nënvizoi se vizita e presidentit Topi është vlerësim për shqiptarët dhe maqedonasit.
Ai e garantoi kreun e shtetit shqiptar se do të punojnë së bashku për të ardhmen e përbashkët evropiane të të dy vendeve.
Presidenti i Republikës gjatë pasdites pritet të vizitojë memorialin e Ministrit të Mbrojtjes të Qeverisë së Ismail Qemalit, Mehmet Pashë Derallës në fshatin Gradec të Gostivarit, ku do të vendosë kurorë lulesh.
Më herët, gjatë paradites, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, kanë marrë pjesë së bashku në çeljen e Panairit “Promovimi i prodhimeve vendase dhe investimeve të huaja”, organizuar nga Dhoma Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm dhe Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini, Presidenti i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë, Menderes Kuçi, Presidenti Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, përfaqësues nga Kosova dhe Ulqini, etj.
Duke përshëndetur përurimin e Panairit, presidenti Topi, vlerësoi këtë veprimtari të veçantë duke vënë theksin tek rëndësia e prodhimeve vendase dhe të rritjes së shkëmbimeve tregtare-ekonomike, sidomos në kuadrin rajonal të organizimit të panaireve.
Në fund, e mori fjalën edhe presidenti Ivanov, i cili falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, dhe njëkohësisht përgëzoi organizatorët kryesorë për ndërmarrjen e kësaj nisme të ekspozimit të produkteve nga më të ndryshme vendase dhe të promovimit të rëndësishëm të tyre edhe përtej kufijve të Maqedonisë.
Mandej, presidenti Topi dhe homologu i tij, Ivanov, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar shqiptar, ndoqën me një interes të veçantë pavionet dhe stendat me prodhimet e ekspozuara, duke u përshëndetur dhe duke përgëzuar nga afër organizatorët dhe pjesëmarrësit në panair.
mit/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: