Transmetuar më 13-07-2023, 17:40

Ka sërish tensione dhe përplasje në sallën e parlamentit të Kosovës.

Përfaqësuesit e opozitës janë sërish të tensionuar ndërsa kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Siç shihet edhe nga pamjet, disa prej tyre mbajnë në duar pankarta në të cilat shkruhen “Zdravo Albin”, “Zdravo Kusari”.

Në një moment shihet teksa njëri nga deputetët gjuan me shishe ndaj kryeparlamentarit Glauk Konjufca.