Transmetuar më 13-06-2023, 22:27

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka komentuar vendimin e Edi Ramës për mos mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi shkruan se kjo është alarmuese, duke theksuar se Kosova ka nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë.

‘Alarmuese! Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!’, shkruan Krasniqi.

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme disa orë para mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë mori vendimin për ta anuluar këtë mbledhje, pasi sipas tij nuk mund që të bëjnë sikur gjithçka është në rregull në Kosovë. Rama theksoi se i kërkoi Kurtit që të ndryshonin planin për mbledhjen dhe të diskutonin mbi situatën në veri, gjë që Kurti, sipas tij, e kundërshtoi.