Transmetuar më 09-06-2023, 23:32

Klea Huta i bëri një ndër dhurata më të bukura Elgitit për dasmën e tyre, duke i dedikuar një këngë të kënduar nga vetë ajo.

Ajo zbuloi se këngën “Katër” e ka realizuar me ndihmën e Kledi Bahitit, ndërsa shtoi se me të ishte takuar pa dijeninë e Elgitit.

“Ishte ora 10 e darkës. I kam shkruar urgjentisht Kledi Bahitit. I kam thënë ‘dua të të takoj, mos i thuaj Elgitit’. Ai u tremb, mendoi mos ishim zënë ne. I thashë dua t’i bëj një këngë Elgitit, të jetë surprizë. Dhe ishte dhurata më e bukur e dasmës.”- tha Klea.