Transmetuar më 09-06-2023, 20:24

“Do fillojë të kuptojë Efin”, ka qenë një nga mesazhet e ardhura nga publiku i “Për’puthen” për Luizin, ndërsa ka qenë në rolin e opinionistit ditën e sotme.

“Atë e ka në dorë Brikenda, Efi ka qenë një konkurente siç ka qenë Brikenda. Noshta është tjetër gjë ta paragjykosh një format, ose një emision apo konkurent nga jashtë, është tjetër gjë kur je vetë brenda”, tha Luizi.

Bora Zemani: Si janë marrëdhëniet e tua me Efin? Takoheni?

Mirë janë, unë s’kam kohë me pi kafe me nanë teme, jo më me Efin.

Bora Zemani: Po nëse do kesh kohë do pish kafe me Efin?

Po do e pi, me qumesht të ftohtë ajo, makiato unë.