Transmetuar më 08-06-2023, 23:24

Ish-banori i "Big Brother Albania 9", Damiano Agalliu ka dhënë lajmin e bukur se është bërë baba për herë të parë. Damiano ka bërë një postim ku tregon se është bërë me djalë dhe i ka vendosur emrin Axel.

"Axel Agalliu 08/06/2023 Faleminderit o zot per kete mbrekulli qe me dhurove, faleminderit qe me ruajte bashkshorten dhe djalin tim, qe çdo gje shkoj me sukses. Faleminderit dhe bashkshortes sime, nje heroin e vertet", shkruan Damiano.

Kujtojmë që ish-banori u martua në dhjetor 2019 me Sarën.