Transmetuar më 08-06-2023, 19:36

Sot në “Ftesë në 5” ishin të ftuara Endi Demneri dhe Arbesa Rrahmani, dy vajzat që rrëmbyen kurorën e “Miss Universe Albania 2023”.

Endi Demneri do të përfaqësojë Shqipërinë në garën e madhe që do të mbahet në El Salvador.

E emocionuar, ajo falenderoi të gjithë familjarët për mbështetjen dhe theksoi se këtë fitore ua dedikon gjyshërve që kanë ndërruar jetë.

“Jam përpjekur me mish e me shpirt të jap maksimumin tim dhe në këtë projekt kam dhënë zemrën time. Pjesëmarrja në “Miss Universe” nuk ishte rastësi, por ishte dëshirë e gjyshes dhe gjyshit tim që nuk jetojnë më. Nëse do të ishin në atë skenë, brohorimat më të mëdha do të vinin nga ata”, tha ndër të tjera ajo.