Transmetuar më 08-06-2023, 09:25

Luiz Ejlli dhe Dea Mishel Hoxha, ishin dy ndër banorët më të komentuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Gjatë spektaklit dy ish-finalistët kanë pasur përplasje të forta mes njëri-tjetrit, mirëpo duket se inatet dhe mëritë kanë mbetur brenda në shtëpinë e famshme.

Kjo pasi së fundmi në rrjet, po qarkullon një video e Deas dhe Luizit brenda në makinë.

Nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj video, por spekulimet kanë qenë të shumta kjo pasi edhe Kiara nuk ndodhet në Shqipëri, por në Turqi.