Transmetuar më 07-06-2023, 19:51

Dy personazhet më të përfolur të edicionit të dytë të Big Brother Vip Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjerit.

Së fundi, Olta ka postuar një foto në “InstaStory” ku shihet teksa ka bërë selfi me Luizin dhe sipër fotos shkruan “Shih sa keq je vesh këtu”, duke e shoqëruar me një emoji.

Aktorja dhe këngëtari, pavarësisht debateve në “Big Brother Vip”, duket se e vazhdojnë miqësinë jashtë edhe pse me ngacmime në distancë me njëri-tjetrin. Ata do të jenë edhe personazhet protagonist të një filmi të titulluar “Në kuadër të dashurisë” ku dyshja e BBV pritet të jetë çift i dashuruar.