Transmetuar më 07-06-2023, 12:15

Julian Deda është një prej aktorëve që do rikthehet në emisionin që e bëri të njohur, ‘Portokalli’. Kështu përflitet mirëpo ende asgjë nuk është konfirmuar.

Kjo lëvizje nga një televion në tjetrin, vjen pas mbylljes së spektaklit të humorit në ‘Tvklan’, ‘Klanifornia’. Ky show i cili vijoi për një kohë të gjatë, do mbyllet, e për pasojë aktorët do duhet të gjejnë alternativa të reja.

Jul Deda ka postuar një foto në Instagram duke shkruar: Qetësi para shtrëngatës.

Mos ndoshta Juli po bëhet gati për një projekt të ri televiziv, apo është një shprehje që i pëlqen e ka dashur t’ia bashkëngjisë fotos?

Na mbetet të presim shtatorin e për të mësuar se në cilin ekran do ta shohim.