Transmetuar më 07-06-2023, 10:39

Aktorja e famshme, Drew Barrymore, i ka lënë të gjithë pa fjalë me një deklaratë që ka bërë së fundmi. Për “New York Magazine”, ajo ka thënë se mezi pret që nëna e saj, Jaid Barrymore, të vdesë.

Por jo vetëm kaq, pasi aktorja ka shtuar se është xheloze për shoqet e saj që tashmë i kanë humbur prindërit.

“Të gjitha nënat e tyre kanë vdekur, kurse e imja, jo. Dhe them me vete, unë nuk e kam atë luks. Mirëpo, mezi po pres. Nuk dua të jetoj në një gjendje kur dua që dikush të vdesë më herët sesa duhet, në mënyrë që të mund të rritem. Në fakt, dua që ajo të jetë e lumtur dhe të lulëzojë dhe të jetë e shëndetshme. Por, unë duhet të rritem pavarësisht se ajo ndodhet në këtë planet”, është shprehur aktorja e famshme.

Por duket se nga fundi i intervistës, Barrymore u pendua për gjithçka që tha fillimisht.

“Guxova ta them këtë dhe nuk u ndjeva mirë”, ka deklaruar 48-vjeçarja. Së fundmi, aktorja ka folur për fëmijërinë e saj në podcastin e saj të ri “Drew’s News”.

Aktorja e cila është nënë e dy fëmijëve shtoi se i duhej të merrte fshehurazi ëmbëlsira kur nëna e saj nuk shikonte. Në vitin 1989, Barrymore, asokohe 14 vjeçe, zbuloi për revistën People se si e piu pijen e saj të parë alkoolike në moshën 9-vjeçare, pinte duhan kur ishte 10-vjeçe dhe filloi të përdorte kokainë në moshën 12-vjeçare.