Transmetuar më 06-06-2023, 15:31

Stamboll- Ka pasur aludime se Kiara Tito do të jetë moderatore në sezonin e ri të “Kepi i Tundimeve”.

Deri më tani nuk ka pasur një aprovim nga Kiara, por disa postime në Instastory kanë vërtetuar diçka. Së fundmi Kiara ka postuar një foto nga aeroporti i Stambollit, por jo vetëm ajo.

Gjithashtu Olsa Muhameti, autorja e “Kepi i Tundimeve” ka postuar se ka udhëtuar drejt Stambollit me stafin e saj, duke kuptuar kështu se Kiara xhirimet do të bëhen në Turqi dhe Kiara do të jetë pjesë e tyre.

Nuk dihet nëse Kiara do të jetë moderatore, por kuptohet se do të jetë pjesëmarrëse.