Transmetuar më 01-06-2023, 13:44

Mbahet në Hebei Tryeza e Rrumbullakët e Gazetarëve nga Kina dhe Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore

Nga e hëna deri të martën, në kontenë Wuqiao të qytetit Cangzhou të provincës kineze Hebei u mbajt Tryeza e Rrumbullakët e Gazetarëve nga Kina dhe Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, e organizuar nga Shoqata e Gazetarëve e Kinës. 40 gazetarë nga 14 vende, si Kina, Shqipëria, Hungaria, Serbia, Bullgaria, Polonia dhe Greqia, zhvilluan shkëmbime dhe diskutime për temën "Thellimi i shkëmbimeve e i mësimit të ndërsjellë dhe promovimi i lulëzimit dhe i zhvillimit të përbashkët".

Përfaqësuesit nga Kina vunë në dukje se, me përparimin e madh të ndërtimit të "Një brez, një rrugë", marrëdhëniet midis Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore kanë raste të reja për zhvillim.

Shkëmbimet mediatike janë një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet Kinës e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, dhe janë gjithashtu një platformë e rëndësishme për të promovuar mësimin e ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve dhe për të promovuar lidhjet mes popujve.

Gazetarët kinezë janë të gatshëm të forcojnë më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin me mediat e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Përfaqësuesit nga mediat e vendeve të EQL-së u shprehën nga ana e tyre se aktivitetet e bashkëpunimit mediatik Kinë-Vendet e EQL-së u kanë lënë përshtypje të thellë.

Ata kanë admiruar thellësisht arritjet e mëdha të modernizimit të stilit kinez dhe vlerësojnë idetë e reja të sjella nga mençuria kineze. Ata shpresojnë të krijojnë lidhje më të ngushta me mediat kineze dhe, nëpërmjet forcimit të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit, të paraqesin më mirë gjendjen objektive të Kinës dhe ta ndihmojnë audiencën në vendet e tyre të njohë Kinën e vërtetë.