Transmetuar më 31-05-2023, 19:22

Pogradec- Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat.

Një mjet furgon me targa AA 310 BV, ka rrëshkitur në rrugë duke u përmbysur. Nga pamjet e siguruara shihen dëme të shumta materiale, teksa është krijuar edhe problem trafiku në këtë segment rrugor.

Duket se furgoni është përplasur edhe me tre mjete të tjera në rrugë.

Sakaq, policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes, ndërsa priten informacione të tjera mbi rrethanat e aksidentit.

Nga aksidenti nuk raportohen të plagosur, vetëm dëme materiale.