Transmetuar më 31-05-2023, 07:56

Fundosja e anijes në liqenin Maggiore në Itali, rrezikon të mbetet mister. Viktimat ishin dy shtetas italianë dhe dy izraelitë që punonin për shërbimet sekrete. Nisur nga ky fakt, mediat kanë hedhur dyshime mbi shkaqet e fundosjes se anijes turistike, e cila ishte marrë me qira për një ditëlindje.

Policia tha se viktimë kanë mbetur, çifti italian, Claudio Alonzi dhe Tiziana Barnobi 62-vjeç, Anya Bozhkova, 50 vjeç nga Rusia, me leje qëndrimi të pakufziuar në Itali dhe 54-vjeçari izraelit, Shimoni Erez, një agjent i shërbimeve sekrete në pension.

Mes izraelitëve në bord kishte edhe zyrtarë shtetërorë, por nuk është i qartë numri i tyre.

Sipas hetimeve të para, anija mund të transportonte maksimumi 15 persona, ndërsa në bord ishin 25. Kjo është një pikë tjetër ku po fokusohen hetimet pasi pesha më e madhe në anije mund të ketë pasoja të pashmangshme.

Teksa ende nuk dihet pse nuk është respektuar numri i pasagjerëve që mund të mbaheshin në bord, prokuroria italiane ka hapur hetimet për të zbuluar pse anija u vonua të kthehej pavarësisht nga përkeqësimi i dukshëm i kushteve të motit.