Transmetuar më 29-05-2023, 18:33

TIRANE – Partizani shpallet kampion i Kategorisë Superiore edhe pse me pikë të barabarta me Tiranën nga 67 pikë, por vendosin ndeshjet direkte, ku ‘Të kuqtë’ janë përpara dhe shpallen kampionë të Shqipërisë. Eshtë ky titulli i 17-të për ‘Të kuqtë’ e kryeqytetit.

Më maj 2019, pas një mungese prej 26 vitesh, pas fitores 2-1 në derbin ndaj Tiranës, nën drejtimin e Skënder Gegës, të kuqtë e Partizanit shpallet kampion i Shqipërisë.

Pas katër sezonesh, më 29 maj 2023, pas fitores 2-0 ndaj Teutës, me gola Rrapajt (38’) dhe Carës (90’+7) shpallet përsëri kampion i Shqipërisë. Kësaj here në krye të skuadrës është trajneri Giovani Colella, për herë të parë një teknik i huaj, që arrin të shpalli Partizani kampion.

Eshtë titulli i 17-të të kuqve të kryeqytetit, të cilin do ta kujtojnë gjatë, pasi është arritur në shtëpinë e tyre të re, “Arenën e Demave”, që u përuruar gjastë këtij viti.

Ja dhe “Libri i Artë” i kampionëve të rinj të Shqipërisë: 1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964, 1971, 1979, 1981, 1987, 1993, 2019, 2023