Transmetuar më 29-05-2023, 10:30

Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter u ndje sot në disa zona të vendit, raporton noa.al.

Tërmeti i orës 10.21 e kishte epiqendrën 26 km në jugperëndim të Kukësit dhe 57 km në jugperëndim të Prizrenit.

Thellësia e kësaj lëkundjeje sizmike ishte vetëm 5 kilometra.

Tërmeti u ndje në Kukës, Prizren, Tiranë, Dibër, por edhe në Malin e Zi, sikurse raportojnë qytetarët. /noa.al