Transmetuar më 28-05-2023, 13:22

TURQI- Sot zhvillohet raudni i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Disa situata të pazakonta po aq edhe të bujshme kanë shoqëruar këtë raund votimesh për zgjedhjen e presidentit në Turqi. Në Ankara, dy votues shkuan në qendrën e votimit për të ushtruar të drejtën e votës përpara se të kurorëzonin dashurinë e tyre me martesë.

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke.