Transmetuar më 26-05-2023, 17:56

Presidenti Bajram Begaj, i cili ndodhet në Itali ka ndarë momente nga takimi i tij me presidentin Sergio Mattarella.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i shtetit ka publikuar disa foto nga takimi i tij me homologun italian ku krah së cilave e falenderon për mikëpritjen e ngushtë.

“Marrëdhënie historike, partnerë strategjikë, aleatë në NATO 🇦🇱🇮🇹.

Faleminderit President Mattarella për mikpritjen e ngrohtë dhe që jeni një mik i mirë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve!”, shkruan Begaj.

Pas takimit me Mattarellën, presidenti, do të pritet në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.

Ndërsa, më 27 maj 2023, ai  do të vizitojë rajonin e Abruzzo-s, ku do të pritet nga autoritetet vendore të këtij rajoni, në l’Aquila dhe Chieti, si dhe do të takohet në Villa Badessa me komunitetin historik arbëresh dhe përfaqësues të komunitetit të ri shqiptar të këtij rajoni.