Transmetuar më 26-05-2023, 11:55

Ka disa kohë që po përflitet që çifti i famshëm, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, është në krizë. Mediat e huaja publikuan së fundmi një video ku regjisori i njohur shfaqej mjaft i tensionuar dhe në momentin që ylli i muzikës po futej në makinë, ai i ‘përplas në fytyrë’ derën e mjetit. Nga ky gjest të gjithë menduan se mes tyre ka pasur një debat.

Ndërkaq, së fundmi, në intervistën për promovimin e filmit “Mother”, ku ajo është protagoniste, JLo ka zbuluar se çfarë e acaron marrëdhënien e saj me Afleck.

“Ai gjithmonë më thotë se çfarë të vesh. Ai ka dëshirë të vendosë për gjithçka, me pak fjalë është shumë stresuese. Nuk është njeri i lehtë, debaton gjithmonë për atë çfarë unë vesh. Kur unë vesh crop-top më pyet se ku është pjesa tjetër e bluzës dhe më pas do t’i dëgjohet fjala për çdo gjë”, tha aktorja e famshme.

Lopez shpjegoi që burri i saj bën shpesh shaka me veshjet që ajo zgjedh.

“Ai do të bëjë shaka me mua ndonjëherë, thotë gjëra të tilla si ‘Ku është pjesa tjetër e këmishës?’, tha JLo, e cila më vonë shpjegoi se ajo në fakt shpesh i kërkon Affleck këshilla për modën, por jo domosdoshmërisht i merr gjithmonë parasysh ato që thotë.

Rikujtojmë, se gjatë një paraqitje në “The Drew Barrymore Show” Affleck zbuloi se çfarë do të ndryshonte gruaja e tij tek ai, pavarësisht se ajo “kurrë” nuk e pranoi këtë.