Transmetuar më 25-05-2023, 13:06

Minuta e 59-të e ndeshjes mes Al Shabab dhe Al Nassr. Rezultati ishte përkohësisht 2-2, Cristiano Ronaldo merr topin në mesfushë dhe fluturon drejt portës kundërshtare. Menjëherë pas kësaj, nga jashtë zonës, asi portugez shkarkoi një të djathtë të pakapshme për portierin kundërshtar dhe 3-2 në favor të Al Nassr.

Me këtë rezultat final, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” dhe të tijtë mund të vazhdojnë të shpresojnë në garën e titullit, arritjes së kreut, që aktualisht mbahet nga Al Ittihad. Por këtë herë komentet dhe vëmendja nuk janë as për renditjen e Al Nassr dhe as për golin e bukur të CR7.

Vëmendja në fakt u përqendrua te momentet menjëherë në vijim të golit, kur fillimisht Cristiano Ronaldo u rrethua nga bashkëlojtarët e tij të ekzaltuar dhe më pas u gjunjëzua me fytyrë përtokë.

Një gjest që nuk ka kaluar absolutisht pa u vënë re nga spektatorët myslimanë, duke qenë se është pikërisht përkulja (ose sexhde), rituali që besimtarët e Islamit praktikojnë kur i drejtohen Mekës.

Hipotezat vërshojnë menjëherë: duke filluar nga një nderim i mundshëm për botën myslimane, në të cilën portugezi po përjeton këtë aventurë futbolli (Arabinë Saudite), deri në sigurinë e disa të tjerëve për konvertim të afërt (nëse nuk ka ndodhur tashmë) të yllit portugez në Islam.

Pra, festën e tij të zakonshme pas shënimit të golave, të njohur nga të gjithë si "siuuuu", ylli portugez e zëvendësoi kësaj here me "sexhde", duke bërë mbarë botën të flasë për të…