Transmetuar më 24-05-2023, 16:47

Në Pekin u çel të martën Forumi mbi Zhvillimin e Xizang-ut i vitit 2023, teksa ky rajon autonom i Kinës po zbaton bujqësinë e zgjuar nëpërmjet projekteve të ndryshme pilot sivjet.

I quajtur si "çatia e botës", për shkak të lartësisë së madhe, mjedisi i pafavorshëm natyror në Xizang ka sjellë sfida të veçanta për zhvillimin bujqësor.

Megjithëse përballon këto sfida, ky rajon ka vazhduar eksplorimin e metodave të reja për të rritur produktivitetin bujqësor.

Le të marrim si shembull Rikaze-n, qendra bujqësore rajonale.

Aty prodhohet afro gjysma e elbit malor të rajonit dhe është ndërtuar një platformë e të dhënave të mëdha për industrinë e elbit malor këtë vit.

Përpara stinës së lërimit pranveror, sensorët digjitalë janë instaluar në makineritë bujqësore në mbarë qytetin, për të analizuar të dhënat e mëdha të prodhimit.

Për ta promovuar transformimin digjital në bujqësi dhe blegtori, Xizang-u ka nisur projekte pilot për të ndërtuar sisteme teknologjike moderne për kultivimin e elbit malor dhe ushqimin e jakëve.

Xizang-u po eksploron aktivisht edhe mënyra për të zhvilluar ekonominë digjitale të tij.

Qeveria rajonale planifikon të vërë në jetë 30 projekte për digjitalizimin e industrive, për ndërtimin e punishteve digjitale dhe fabrikave inteligjente, dhe formimin e platformave cloud për mbi 300 kompani.

Në tremujorin e parë të këtij viti, Xizang realizoi një PBB rajonale prej 57.6 miliardë juanësh, me një rritje 8.2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u renditur ndër rajonet kryesore të vendit.