Transmetuar më 24-05-2023, 12:40

Lushnje- I kushton veprimi mizor që bëri me kalin e tij të ‘fortit’ të Lushnjes.

Policia procedoi Dritan Gjyla 53 vjeç pasi goditi me çekiç kalin dhe hodhi pamjet në internet.

Policia lokale informon se “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar në rrjete sociale, duke goditur me sende të forta, një kafshë shtëpiake (kalë).”.