Transmetuar më 19-05-2023, 18:45

Tiranë- Bordi i Transparencës ka marrë vendime të reja lidhur me shitjen e hidrokarbureve, ku nafta dhe benzina kanë pësuar rritje.

Me vendimin e datës 18 maj, nafta do të shitet 179 lekë për litrër, pra 6 lekë më shumë. Benzina 178 lekë për litrër, krahasuar me çmimin e mëparshëm është 5 lekë më shtrenjtë.

Sipas vendimit gazi do të shitet 63 lekë për litër me pakicë, ndërsa shumica 51 lekë për litër për automjetet.

Njoftimi i plotë:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 18 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 17.05.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 791, +19 nga data 09.05.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 693, +25 nga data 09.05.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 105.3 (+3.85 nga data 09.05.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 85 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.