Transmetuar më 09-05-2023, 12:06

SHBA-Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Demi Lovato, ka ndarë së fundmi me ndjekësit një zbulim të pazakontë. Demi ndau disa fotot me ndjekësit e saj në Instagram këtë të hënë, ku shfaqej një objekt i paidentifikuar qiellor në Kaliforni, afër Palm Springs. “Mos ndoshta sapo kapa një UFO në foto?”, shkruajti ajo.

Më pas këngëtarja postoi një foto më të zmadhuar për t’u siguruar që fansat shikonin atë që ajo shikonte. Zona ku ajo bëri fotografinë e pazakontë ishte afër Bazës së Forcës Ajrore ‘Edwards’ (EAFB).

Faqja zyrtare e EAFB e cilëson këtë ambient si ‘Qendra e universit te testimit të aerohapësirës.’ Kështu, çfarëdo që Demi ka parë, mund të ketë ardhur prej andej. Në llogarinë e Instagram të faqës së Edwards, thuhet se pilotët e kësaj baze janë duke bërë prova dhe testime të vazhdueshme me objekte ajrore. Në vitin 2021, Gallup zhvilloi një sonazh nga ku rezultoi se 41% e individëve të pyetur besonin se UFO-t e parë kanë qenë objekte alieneësh, ndërkohë që 50% e tyre e shpjegonin si aktivitet njerëzor.

Demi Lovato nga ana tjetër, është takuar me ekspertë të fushës për të siguruar raporte sekrete të qeverisë, për kryerjen e testimeve në zonat ku janë parë UFO. Ajo ka thënë:"Kam patur një eksperiencë të çmendur në Joshua Tree. Një dritë e çuditshme lëvizte në mënyrë të pazakontë, një avion nuk do lëvizte ashtu. Qëllimi im është të gjej çfarë ka ndodhur realisht.”/ MailOnline