Transmetuar më 16-04-2023, 11:01

Ka filluar numërimi mbrapsht për garën e këngës së këtij viti në Eurovizion ku do të performojnë 37 shtete, mes tyre edhe Shqipëria me përfaqësuese Albina Kelmendi e cila do të interpretojë këngën “Duje”, një baladë dramatike për familjet që ndahen dhe ndikimin që ka dukuria te fëmijët.

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora do të jetë shqiptarja e dyte që do të performojë në gjysmëfinalen e Eurovizion 2023.

Si e e ftuar speciale e natës së parë të evenimentit të madh, këngëtarja do të këndojë disa prej hiteve të saj më të mëdha dhe më të dëgjuara.

Eurovizion 2023 do të transmetohet drejtpërdrejt nga Liverpool, Angli.

Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj.

Ky do të jetë konkursi i parë i këngës në Eurovizion që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar për 25 vjet.

Rreth 160 milionë njerëz pritet të ndjekin konkursin, duke e bërë atë një nga audiencat më të mëdha televizive në botë.

Këngëtarja Rebecca Ferguson gjithashtu do të performojë në qytetin e saj të lindjes, Liverpool. Ajo do të këndojë një duet me artistin ukrainas Alyosha.

Një nga mikpritësit e këtij viti, Julia Sanina do të hapë gjysmëfinalen e parë duke performuar me grupin e saj “The Hardkiss”.

Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka, janë artistë të tjerë ukrainas që do të performojnë ne këtë festival.