Transmetuar më 30-03-2023, 17:39

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik raportin e 24 orëve të fundit mbi Covid-19. Rezulton se nga 341 testime të kryera, 17 qytetarë janë konfirmuar pozitivë dhe një 62-vjeçare nga Kruja ka humbur jetën. Në shkallë vendi raportohet se 165 qytetarë janë aktivë me Covid-19.

Njoftimi i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 341 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

8 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Durrës, Pogradec, Cërrik.

Janë 165 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetare 62 vjeç, nga Kruja.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,087 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 30 Mars 2023)

Raste të reja ditore 17 Të shëruar në 24 orë 11 Të shtruar në spitale 6 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 341

Testime totale 2,048,583 Raste pozitive 333,855 Raste të shëruara 330,087 Raste Aktive 165 Humbje jete 3,603

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138 Shkodër. 7 Vlorë 6 Fier 5 Durrës. 3 Elbasan. 2 Korçë. 2 Berat. 2