Transmetuar më 18-03-2023, 07:26

KOSOVË- Shumica dërrmuese e qytetarëve të kosovës i bëjnë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të mos pranojë asnjë kusht për formimin e Asociacionit.

Në një sondazh të realizuara nga Omnibusi të fundit të kompanisë UBO Consulting, vetë 18.4 përqind janë dakort me këtë nismë. Mediat e Kosovës shkruajnë se 77.9% e të anketuarve janë të mendimit se: Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të pranojë asnjë kusht nga asnjë palë që kërkon krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe!

“Kuvendi i Kosovës duhet të shfuqizojë Marrëveshjen e vitit 2013 ku parashikohet krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, thonë 68.1 përqind e të anketuarve, ndërsa 26.2 përqind mendojnë se Kosova duhet të japë më shumë për të garantuar të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.

Pak ditë më parë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deklaroi se është duke shqyrtuar marrëveshjet.

Sot zhvillohet në Ohër takimi Kurti- Vuçiç për marrëveshjen Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE.