Transmetuar më 15-03-2023, 06:36

Një video e pabesueshme e dy Ferrari-ve që përplasen me një mur gjatë një gare të paligjshme në rrugë në Itali është bërë virale në internet.

Dy shoferët ishin duke garuar në Osimo, në rajonin Marche të Italisë, kur humbën kontrollin dhe u përplasën me murin e një shtëpie këtë fundjavë, raporton noa.al.

Dy Ferrari-t duket se humbën kontrollin dhe nuk arritën të kthehen në rrugën gjarpëruese që po përshkonin, duke bërë që të fluturojnë në ajër dhe të përplasen me një mur të oborrit të një vile siç shihni videon.

Burrat, një belg dhe një holandez, u dërguan më pas në një spital lokal në Ankona. Ata nuk u plagosën rëndë.

"Me sa duket gardhi ishte vija e finishit," komentoi një përdorues i rrjetit. /noa.al