Transmetuar më 05-02-2023, 13:16

Nipi i Michael Jackson do të luajë Mbretin e Popit në filmin biografik të Lionsgate "Michael", me regji të Antoine Fuqua

Jaafar Jackson është djali i këngëtarit, producentit dhe anëtarit të Jackson 5, Jermaine Jackson.

"Ai ka një aftësi të natyrshme për të imituar Michael," tha Fuqua për Variety, "dhe një kimi të jashtëzakonshme me lëvizjet."

Ai ka lindur në Los Angeles, Kaliforni në korrik 1996. Ka kënduar dhe kërcyer që në moshën 12-vjeçare.

Në vitin 2019 ai publikoi këngën e tij të parë me titull "Got Me Singing".

Këto ditë, Jaafar njoftoi për rolin e tij të parë kryesor në film duke thënë se "Jam shumë i nderuar që sjell në jetë historinë e xhaxhait tim Michael".

Sipas njoftimit të Lionsgate që citon noa.al, filmi do të përshkruajë të gjitha aspektet e jetës së Mbretit të Pop-it, i cili vdiq në vitin 2009.

Skenari po shkruhet nga John Logan dhe filmi do të prodhohet nga fituesi i Oskarit Graham King, me pasurinë e Jackson.

“E takova Jafarin dy vjet më parë dhe u mahnita nga mënyra se si ai mishëron shpirtin dhe personalitetin e Michael”, tha King për Variety, duke vënë në dukje se “ai është i vetmi person që mund ta marrë këtë rol”.

Xhirimet e filmit do të fillojnë këtë vit. /noa.al