Transmetuar më 17-01-2023, 23:03

BRITANI E MADHE- Vetëm në një javë mbi 500 mijë kopje.

Libri me kujtimet e Princit Harry ‘Spare’ më i shituri i të gjitha kohërave në Britaninë e Madhe për një libër jo-fiction.

Librat elektronikë dhe audiolibrat nuk përfshihen në këto shitje. Nëse përfshijmë edhe kopjet elektronike, shitjet arrijnë në 750 mijë të tilla.

Bestselleri i dytë (një udhëzues për gatimin e ngadaltë) nuk kishte shitje as sa 5% e librit të Princit. Nëse numëroni Britaninë, Kanadanë dhe SHBA-në së bashku, "Spare" shiti më shumë se 1.4 milionë kopje , duke tejkaluar kujtimet e Barack Obamës.