Transmetuar më 18-12-2022, 16:50

Finale e çmendur në “Lusail”. Koha e rregullt u mbyll me barazim 2-2 mes Argjentinës dhe Francës. Në kohën shtesë shënohen dhe 2 gola, një nga secila skuadër. Penalltitë vendosin gjithçka, Franca humbi 3 nga pesë gjithsej. Argjentina shpallet kampione për herë të parë që nga 1986. 

MINUTË PAS MINUTE

Penalltitë

Argjentina shënon dhe në penalltinë e pestë

Franca shënon me Dembele

Argjentina shënon dhe në penalltinë e katërt

Franca humb sërish, Tchouameni nuk shënon në penalltinë e tretë

Argjentina, Dybale shënon

Franca humb penalltinë e dytë

Argjentina, Mesi shënon

Franca, Mbappé shënon

Minuta e 124, ndeshja mbyllet. Në pritje të penalltive.

123′ Ofensivë e rrezikshme në minutën e 123 nga Mesi, por dështon

120′ Mbyllet edhe pjesa e dytë e kohës shtesë, arbitri jep 3 minuta shtesë.

117′ Penallti për Francën, shënon Mbappé

109’ – Argjentina arrin të shënojë në portën e Lloris pas shumë tentativash, është gjithmonë ai, Lionel Messi që e dërgon topin në rrjetë, 3-2

…nis shtesa e dytë

Mbyllet shtesa e parë…

104’ – Argjentina shtyn drejt fundit të pjesës së parë të shtesës dhe zëvendësuesi Lautaro Martinez për pak sa nuk shënon "golin e artë" në dy raste! Në fillim u bllokua nga Upamekano, më pas i pasaktë nga një pozicion i shkëlqyer.

104’ – Para përfundimit të kohës së parë shtesë, Scaloni luan kartën e penalltive: Lautaro për Julian Alvarez dhe Paredes për Da Paul.

98’ – Pak taktika, shumë entuziazëm dhe emocione në fushë në këtë shtesë të parë të finales mes Argjentinës dhe Francës. Deschamps dërgon edhe Fofanën në fushë, në vend të Rabiot.

Nis koha shtesë mes Argjentinës dhe Francës, 2-2 në 90 minuta. Ndryshim i Scalonit, i cili aktivizon Montiel në vend të Molinës.

Përfundon 2-2 mes Argjentinës dhe Francës dhe Kupa e Botës do të caktohet, të paktën, në kohën shtesë. Messi dhe Di Maria iluzionuan Albiceleste, një goditje nga Mbappè në 90 sekonda i ktheu transalpinët në lojë.

90’+7 – Finale me një mijë emocione, anashkalohen skemat në fushë. Franca me besim dhe Argjentina e trembur, por është Messi që ka mundësinë e fundit në kohën e rregullt: megjithatë, e majta e tij gjen përgjigjen nga Lloris!

90 ‘ – Marciniak tregon 8 minuta shtesë në sfidën mes Argjentinës dhe Francës!

87’ – Thuram bie në zone, por Marciniak i jep një karton të verdhë për simulim. Tension në stol, me Deschamps që i drejtohej vazhdimisht kampit argjentinas duke e ftuar të heshtë.

81’ – Çmenduri në Lusail, Mbappe arrin të vendosë barazpeshën me dy gola të shpejtë: në minutën e 80-të shënoi nga pika e bardhë dhe një minutë më vonë kompletoi dopietën me një aksion model, 2-2.

80’ – Gooooool. Rihapet finalja e Botërorit, me Kylian Mbappe që ekzekuton saktënjë penallti dhe rikthen në lojë Francën. Kolo Muani i rrëmbeu një top Otamendit dhe u nis i vetëm me portën, por veterani argjentinas e ndal me faull.

70’ – Pikërisht në gjysmën e pjesës së dytë sinjale nga Franca, në të vërtetë nga Mbappé. Fenomeni PSG shkon i vetëm dhe lirohet të gjuajë, topin lart mbi traversë. Deschamps ndryshon sërish dhe vendos të tijtë me 4-3-3: Coman dhe Camavinga për Griezmann dhe Theo Hernandez.

64’ – Argjentina vjen zëvendësimi i parë: Scaloni ul në pankinë një protagonist të madh si Di Maria, i cili mori penalltinë dhe dyfishoi epërsinë. Brenda Acuna për të blinduar mesfushën e Albiceleste.

60’ – Është Julian Alvarez ai që kërkon tripletën, por gjen përgjigjen e shpejtë nga Lloris, i cili mban Francën në lojë. Më pas Messi nga një pozicion i shkëlqyer që nuk gjen golin.

55’ – Minutat e para të pjesës së dytë janë mjaft të ndezura, ka një përleshje në mesin e fushës me Francën që duket se po nxiton të shpejtojë operacionet dhe të gjejë golin që do t’i kthente në lojë, Argjentina e përqendruar dhe e egër, që nuk dëshiron të humbasë asgjë dhe që tashmë përpiqet të luajë me kronometër. Karton i verdhë edhe për Rabiot.

Fillon pjesa e dytë, Argjentina në avantazh 2-0 ndaj Francës falë golave ​​të Messi dhe Di Maria. Formacionet të pandryshuara në krahasim me fundin e pjesës së parë, me Deschamps që tashmë ka aktivizuar Thuram dhe Kolo Muani në vend të Giroud dhe Dembelé. Enzo Fernandez është i vetmi karton i verdhë deri më tani.

Mbyllet pjesa e parë

40’ – Deschamps përpiqet të ndryshojë gjithçka dhe vrapon për t’u mbrojtur: Dembelé dhe Giroud jashtë, Thuram dhe Kolo Muani brenda!

36’ – Zbritje e rrufeshme e të besuarve të Scalonit me Di Marian që e dërgon topin në rrjetë për të firmosur 2-0.

30’ – Ka pasur një reagim emocional nga Franca, e cila megjithatë i jep mundësinë e kundërsulmit  Argjentinës, e cila gjen hapësira të çmuara dhe kërkon një goditje para intervalit.

25’ – Të hutuar dhe të zemëruar për episodin e penalltisë dhe një gol poshtë, transalpinët dridhen. Franca zbret në gjysmën e fushës argjentinase në kërkim të barazimit. Rritet toni konkurrues i ndeshjes!

23’ – Argjentina në avantazh. Një penallti e fituar nga Di Maria pas ndërhyrjes së parregullt të Dembele është kthyer në gol nga Messi, 1-0

17’ – Argjentina shprehet mirë në sulm, Di Maria ka mundësinë më të mirë pas gabimit të Theo Hernandez, por gjuajtja e lojtarit të Juventusit përfundon në qiell.

15’ – Scaloni i ka kërkuar skuadrës së tij të rrisë ritmin dhe Argjentina luan me një ritëm shumë të lartë, Franca në vështirësi të dukshme, por duke e mbajtur veten përballë Messit dhe Di Marias shumë të frymëzuar.

10’ – Argjentina nuk e lë Francën të marrë frymë në këto minuta të para, me Messin dhe Di Marian që japin përshpejtimet e para në fazën sulmuese. Bleus mbahen, disa probleme për Lloris, të kërkuara menjëherë nga sulmuesit e Albiceleste.

5’ – Mac Allister provon me një gjuajtje nga distance, por pa problem për Lloris, që nuk e ka të vështirë të zotërojë topin, minuta të mira për Argjentinën

3’ – Argjentina, pas shumë kombinimesh krijon mundësinë e parë për shënim me Alvarez, por gjithçka është ndalur për një pozicion jashtë loje.

***

Ka nisur finalja e madhe e Kupës së Botës, ajo mes Argjentinës dhe Francës në stadiumin Lusail.

Të dyja skuadrat janë në garë për të siguruar për herë të tretë në historinë e tyre trofeun e lakmuar. Argjentina ëndërron të rikthejë Kupën e Botës që ka munguar që nga viti 1986, me Messin që më në fund shpreson t’i shtojë koleksionit të tij të jashtëzakonshëm trofeun e fundit të madh që mungon në karrierën e tij.

Nga ana tjetër është Franca, e cila dëshiron të arrijë suksesin e dytë radhazi pas atij të Rusi 2018, një arritje e realizuar në histori vetëm në Itali (1934-1938) dhe Brazil (1958-1962), me Mbappe vetëm 23 vjec mund të vendosë Kupën e dytë të Botës në vitrinën e trofeve.

Argjentinë-Francë

Argjentina: E.Martinez; Molina, Otamendi, Romero, Tagliafico; De Paul, E.Fernandez, Mac Allister; Di Maria, Messi, Alvarez.

Franca: Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappé; Giroud.

PJESA E PARË

Argjentinë – Francë 2-0 (Messi 23′ pen., Di Maria 36′) A

Argjentina, ose më mirë Mesi, ka shkatërruar Francën në këtë pjesë të parë të ndeshjes finale për Kupën e Botës Katar 2022.

Një ndeshje që demonstroi energjinë e jashtëzakonshme të argjentinasve, përballë përpjekjeve të dëshpëruara të francezëve, të cilët e pësuan me penallti kur një prej tyre, Dembele dëmtoi Di Marian.

36’ – Gooooool. Kundërsulm vrastar i Argjentinës, që me disa pasime, mbërrin në portën e Lloris, aty ku Di Maria shënon me lehtësi golin e dytë.

23’ – Goooooool Lionel Messi zhbllokon finalen, duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një penallti dhe dërguar topin në rrjetën e portës së Lloris.

Ishte Di Maria ai që hyri në zonë dhe u pengua nga Dembele, teksa për arbitrin nuk kishte dyshime, penallti e konfirmuar edhe nga VAR.

***

Argjentinë-Francë është finalja e madhe e Kupës së Botës në Katar, ku të dyja kombëtaret synojnë trofeun e tretë në histori.