Transmetuar më 03-12-2022, 07:33

BUKSEL- Opsioni ‘Airplane Mode’ nuk do të kufizojë më pasagjerët e linjave ajrore në Bashkimin Evropian (BE). Së shpejti ata do të jenë në gjendje të përdorin telefonat e tyre në mënyrë të plotë në fluturim. Komisioni Evropian vendosi që linjat ajrore mund të ofrojnë teknologji 5G në aeroplanë, krahas të dhënave celulare më të ngadalta.

Kjo mund të nënkuptojë se qytetarwve nuk do tu kërkohet më të vendosin telefonin e tyre në modalitetin e aeroplanit – megjithëse specifikat se si do të zbatohet janë të paqarta. Afati i fundit për shtetet anëtare për të vënë në dispozicion brezat e frekuencave 5G për avionët është 30 qershor 2023.

Kjo do të thotë që njerëzit mund të përdorin të gjitha veçoritë e telefonit të tyre në mes të fluturimit duke mundësuar thirrjet, si dhe aplikacionet që transmetojnë muzikë dhe video. Thierry Breton, Komisioneri i BE-së për Tregun e Brendshëm, tha se plani do të mundësojë shërbime inovative për njerëzit dhe do të ndihmojë kompanitë evropiane të rriten.

"Qielli nuk është më një kufi kur bëhet fjalë për mundësitë e ofruara nga lidhja super e shpejtë dhe me kapacitet të lartë," tha ai.

Komisioni i BE-së ka rezervuar disa breza frekuencash për avionët që nga viti 2008, duke lejuar disa shërbime të ofrojnë qasje në internet në ajër. Por ky shërbim ka qenë historikisht i ngadaltë, pasi mbështetej në pajisje për të lidhur njerëzit nëpërmjet një sateliti midis aeroplanit dhe tokës. Sistemi i ri do të jetë në gjendje të përfitojë nga shpejtësitë shumë më të shpejta të shkarkimit të ofruara nga 5G, e cila sipas rrjetit celular EE mund të jetë mbi 100 Mbps – duke mundësuar shkarkimin e një filmi në vetëm pak minuta.