Transmetuar më 28-11-2022, 12:17

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e arrestit me burg për efektivët e Policisë që grabisni të rinjtë në zonën e Liqenit Artfificial.

Punonjësi i Policisë së Shtetit Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç u arrestuan nga blutë e kryeqytetit pasi grabisnin djemtë e rinj që konsumonin cigare. Efektivët u vinin prangat që të dukeshin sa më të besueshëm që po bënin detyrën, dhe u merrnin të rinjve nga 20 deri në 50 mijë lekë, duke i lënë më tej të lirë në këmbim që mos t’i shoqëronin në komisariat.

“Sa herë që isha turni i tretë në punë merrja në telefon Serxhion dhe i thoja hajde dalim nga Liqeni. Për shkak të kredisë që kam detyrohesha t’u merrja paratë me zor qytetarëve. Këtë gjë e kam bërë në bashkëpunim me Serxhion”, ka dëshmuar ai.

Ndërsa Serxhio Cani, me detyrë polic patrulle ka mohuar se është përfshirë në grabitje. Por, provat e mbledhura nga kolegët e tij dhe oficerë të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore hedhin poshtë qëndrimet e 22 vjeçarit.

Dy policët, vepronin kryesisht në zonën e Liqenit Artificial sapo binte errësira.