Transmetuar më 28-11-2022, 12:17

Portieri i Kamerunit, André Onana u “përjashtua” nga kombëtarja për arsye disiplinore para ndeshjes së sotme kundër Serbisë në Botërorin 2022. Një burim “federal” bëri të ditur masën pak minuta para fillimit të ndeshjes:

“Onana është jashtë skuadrës, po ia ndërlikojmë pak jetën vetes”, – saktësoi burimi nag Federata Kamerunase e Futbollit, i cili shtuar se portieri i Interit do të zëvendësohet nga Devis Epassy, ​​i cili luan në Abha të Arabisë Saudite.

26-vjeçarit iu kërkua të largohej nga rezidenca e kombëtares në Katar, në fakt Botërori i tij tashmë ka përfunduar. Sipas informacioneve, Onana do të largohet nga Katari mes të martës dhe të mërkurës.

Vendimi dyshohet se është marrë nga trajneri Rigobert Song për arsye disiplinore. Sipas asaj që është raportuar nga “cfootmag.com”, portali informativ sportiv kamerunas, Onana dyshohet se ka kundërshtuar vendimet e trajnerit në takimin para ndeshjes.

Në veçanti, mollë sherri është bërë besimi që trajneri po i jep ish-mbrojtësit të Torinos, Nicolas Nkoulou. Në themel të mosmarrëveshjes, raportojnë burime të tjera, ka edhe dallime në stilin e lojës dhe qëndrimin e portierit në fushë, i gjykuar nga trajneri si shumë i paskrupullt.