Transmetuar më 28-11-2022, 11:48

Bilbil Bajraktari do të jetë kandidati me të cilin Partia Demokratike, e drejtuar nga kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj do të garojë në Kamzë për zgjedhjet lokale.

Emri i tij është bërë publik sot, teksa më herët janë publikuar emrat e kandidatëve të tjerë, si Agron Kapllanaj, i cili do garojë për bashkinë Mallakastër, Ilir Koxhaj për bashkinë Kuçovë, Naim Gazidede për dibrën, ndërsa në bashkinë e Lezhës me Sandër Markun.

Kujtojmë se paralelisht, ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon primaret për të përcaktuar kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se emrat e PD-së janë tashmë të përcaktuar pasi janë votuar nga anëtarët që më herët.