Transmetuar më 28-11-2022, 11:05

Prej disa ditësh Itali është në gjendje kaosi, teksa reshjet kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje masive dheu.

Numri i viktimave vijon të rritet në Casamiccioli, zona e prekur, teksa sipas asaj që raportojnë mediat në vend, një familje e tërë është shuar. Maurizio Scotto di Minico, gruaja e tij Giovanna Mazzella dhe djali i çiftit Giovani Giuseppe i cili ishte vetëm 22 ditësh, humbën të gjithë jetën teksa ndodheshin në shtëpinë e tyre, e cila u zu poshtë nga gurë dhe balta.

Po ashtu dy vëllezër 11 dhe 6 vjeç, Francesco dhe Maria Teresa Monti, dhe një grua me kombësi bullgare, 58 vjeç, kanë humbur jetën. Ata i shtohen viktimës së vetme të identifikuar të shtunën, Eleonora Sirabella, 31 vjeç, e po ashtu 7 viktimave të konfirmuar më herët por ende të paidentifikuar.