Transmetuar më 28-11-2022, 10:43

KUKËS- Edhe këtë vit shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut kanë zgjedhur Shqipërinë për festimet e 28 nëntorit, ditë që shënon 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas burimeve nga terreni, shqiptarët e të gjitha trevave shqiptare, po i bashkohen festimeve për Festën e Flamurit në Tiranë e Vlorë, ku edhe ndodhen zyrtarë të Kosovës.

Për të shmangur radhët e gjata në dogana, lëvizja në kufi është bërë me procedurë të përshpejtuar duke shmangur radhët. Atmosfera e festës së Flamurit është ndier edhe në dy anët e kufirit në Morinë, me vendosjen e flamujve kombëtar, ndërsa shqiptarë të shumtë janë nisur edhe nga Shkupi dhe Mali i Zi.