Transmetuar më 28-11-2022, 09:50

Brazili dhe Portugalia në kërkim të fitoreve të radhës dhe kualifikimit në 1/8 finale të Kupës së Botës. Sot është dita e tyre.

Pas suksesit ndaj Serbisë, të nënshkruar nga dopieta e Richarlison, “Selecao” do të përballet me Zvicrën pa të dëmtuarit Neymar dhe Danilo (Rodrygo është gati të zëvendësojë O’Ney, ndërsa Militao ose Dani Alves lojtarin e Juventusit).

Në prag të sfidës, trajneri Tite iu drejtua klasës së arbitrave duke iu kërkuar t’i mbronin ‘xhonglerët’ e tij: “Nëse duam të shpërblejmë shfaqjen, duhet të jemi të kujdesshëm, sidomos me yjet e mëdhenj”.

Nëse Brazili do të duhet të bëjë pa Neymar, Portugalia, e cila po përgatitet të përballet me Uruguajin, do të jetë në gjendje të llogarisë në Cristiano Ronaldo. Ylli nga Madeira ka bërë tashmë histori, duke shënuar të paktën një gol në pesë Kupat e Botës.

Ai e bëri këtë edhe ndaj Ganës, në “Katar 2022”. Përshtypja është se CR7 nuk ka ndërmend të ndalet dhe synon rekorde të reja. Sa i përket zëvendësimit të Danilos së dëmtuar, i nokautuar nga thyerja e brinjëve në stërvitje, trajneri Fernado Santos tha: "Ne kemi tre qendërmbrojtës dhe lojtarë të tjerë që mund ta plotësojnë atë pozicion.

Nuk mund ta bëjmë dramë. Lojtarët janë të koncentruar dhe të përqendruar. Natyrisht, si për lojtarin ashtu edhe për personin, dëmtimi në Kupën e Botës është gjithmonë traumatik. Pepe do të luajë dhe sigurisht që nuk do të ketë asnjë problem".