Transmetuar më 27-11-2022, 23:25

Fifi ishte mbrëmjen e sotme e ftuar te “Zemër Luana” në Tv Klan, ku mes të tjerash u pyet rreth momentit kur asaj i ra të fikët në “Big Brother VIP”.’

“Fifi ka patur njerëz në rrethin tënd që kanë menduar që kanë thënë se ke aktruar kur të ka rënë të fiktë? Sot ke gjithë të drejtën e botës ti thuash gjithçka qe do e që se ke bërë për vëmendje!”, u pyet Fifi.

“Janë kënaqur shumë njerëz kur më ka rënë te fiktë, krejt janë kënaq, publiku edhe ata aty brenda krejt!”, u përgjigj këngëtarja, duke shtuar: Nuk kam aktruar.