Transmetuar më 27-11-2022, 21:11

ITALI- Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dherave në Ischia në Itali është rritur. Ekipet e shpëtimit gjetën edhe dy trupa të tjerë të pajetë, që dyshohet se i përkasin së njëjtës familje, ku u gjetën 2 fëmijët e pajetë. Deri më tani moti i keq në Itali numëron shtatë viktima.

Viktima e parë e konfirmuar, mbrëmjen e së shtunës, ishte 31-vjeçarja Eleonora Sirabella. Ndërsa ditën e sotme u gjetën dy trupa të tjerë të pajetë, ai i një vajze 6-vjeçare dhe i një gruaje të moshuar. Më pas dy fëmijë dhe dy të rritur që dyshohet se i përkasin së njëjtës familje.

Ditën e sotme, në një seancë të jashtëzakonshme Këshilli i Ministrave shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, ndërsa akordoi edhe 2 milionë euro për ndërhyrjet e para në këtë zonë.