Transmetuar më 27-11-2022, 13:50

TIRANË- Kjo është Silva Tom Gjergji, një prej viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku ndërroi jetë edhe një tjetër vajzë e paidentifikuar.

26 vjeçarja me origjinë nga Rubiku, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra pas përplasjes së fortë të makinës tip ‘Ford’ me barrierat e rrugës.

Ky është Arbër Tivari, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë. Ai nuk është emër i panjohur për policinë. Në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.