Transmetuar më 27-11-2022, 10:35

Marsela Çibukaj ka shënuar një tjetër arritje. Ajo ka fituar festivalin “Kënga Magjike” me këngën e saj “I paftuar”.

Ajo ishte mjaft e emocionuar për fitoren dhe falënderoi të gjithë për këto emocione.

“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Falenderoj artistët, jurinë, skenën e Këngës Magjike, që na bën të përjetojmë emocione kaq të forta. Faleminderit të gjithëve ju”, tha ajo ndër të tjera.

“Artisti më i mirë” u fitua nga Martin Pano.

Michela Paluca mori vendin e dytë ndërsa Anxhela Peristeri vendin e tretë.

Ja renditja e plotë e këngëtarëve:

1. Marsela Çibukaj

2. Michela Paluca

3. Anxhela Peristeri

4. Mamagama

5. Sardi Strugaj

6. Xhesika Polo

7. Martin Pano

8. Inis Neziri

9. Le Deva

10. Marco Carta

11. Vesa Smolica

12. Irma Libohova

13. Mariza Ikonomi

14. Sheila Haxhiraj

15. Ardit Çuni

16. Lorenc Hasrama

17. Alvan

18. Angeles Arboleda

19. Jayoo

20. Jason Walker

21. Andrea

22. We are Domi

23. Omar Naber

Më herët, Ardit Gjebrea, gjatë një interviste tha se të gjithë stafit të festivalit i janë mbushur zemrat nga dashuria e madhe dhe duartrokitjet

“Më lejo të të them që historikisht “Kënga Magjike” ka patur një fenomen që nata e parë ka nisur shkëlqyeshëm, e dyta ndoshta na kanë rënë pak bateritë dhe e kemi marrë veten tek e treta. Ndërsa këtë vit ka ndodhur ndryshe. Nata e dytë mund të them që ka energji shumë më të mira se e para dhe kur thuhet “feel the energy”, na janë mbushur zemrat me energjinë e të gjithëve nga backstage, nga spektatorët, nga telespektatorët, nga artistët na kanë dhënë një aureolë të jashtëzakonshme energjie që ne e kemi transmetuar, e ndiejmë dhe po shumëfishohet. Jam i sigurt që nata e tretë dhe nata e katërt pastaj që do jetë dhe nata finale të shtunën do të jenë risi”, tha ai.